Zjarri rrezikon fshatin në Finiq, banorët nisin të braktisin banesat për të shpëtuar

11 Shtator 2023 | 15:00

Një zjarr i rrezikshëm ka përfshirë këtë mesditë fshatin Livinë, në bashkinë e Finiqit.

Korrespondentja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj, bëri me dije se era e madhe po bën që flakët t’i drejtohen qëndrës së fshatit.

Banorët kanë nisur të evakuohen dhe kanë braktisur banesat për shkak të rrezikut. Bimësia e dendur dhe era e fortë janë në favor të flakëve të zjarrit të cilat po përhapen me shpejtësi.

Sipas Lushkaj, hyrja në fshat është pothuajse e pamundur pasi flakët janë përhapur në të gjithë gjatësinë e rrugës që të çon drejt banesave.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Finiqit, Delvinës e Sarandës, por kërkohet ndërhyrje nga ajri.

“Lufta e zjarrfikësve nga terreni duket e humbur dhe kërkohet ndërhrja nga ajri, është e pamundur hyrja në fshat pasi në të dyja anët e rrugës ka flakë të mëdha”, tha Lushkaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026