Shkatërrohet rrjeti kriminal në Itali, arrestohen 17, mes tyre 4 shqiptarë

11 Shtator 2023 | 17:05

Policia italiane ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës. Operacioni u zhvillua në Savona dhe Xhenova, ku ishte baza e këtij grupi.

Të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës, policia ka arrestuar 17 persona, mes tyre 4 shtetas shqiptarë, më konkretisht Nik Dauti, Nerdojan Hoxha, Samir Shllegaj dhe Engli Shllegaj.

Mediat italiane raportojnë se disa prej tyre janë të lidhur me klanin mafioz ‘Ndrangheta’.

Organizata kriminale kishte ndërmarrë edhe hapjen e një kompanie importi të frutave nga Amerika e Jugut që do të përdoreshin për dërgimin e kokainës me ngarkesa të mbuluara.

Të dyshuarit akuzohen për 42 episode të tjera të blerjes, posedimit dhe transferimit, si dhe importimin nga Amerika e Jugut të sasive të mëdha të mbi 180 kg kokainë, 40 kg hashash, 70 kg marijuanë dhe dy tentativa blerje të mbi 200 kg kokainë dhe 300 kg hashash.

Hetimet kanë nisur që prej vitit 2019. Autoritet franceze kanë zbardhur komunikmet mes anëtarëve të grupit kriminal të cilët përdornin platformat  Encrochat dhe SkyEcc, ku më pas provat e siguruara ua kanë nisur homologëve italian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026