Thesari i Shpiragut| Spaho sjell rastin e Italisë: Nafta nuk të bën më të zhvilluar

9 Shtator 2023 | 21:01

Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania, ishte zbulimi i rezervës së madhe të naftës në malin e Shpiragut.

I ftuar në panel ekonomisti Mateo Spaho, solli rastin e një zone në Italinë e Jugut dhe zhvilimit që solli ari i zi për qytetarët.

Sipas tij gjatë 20 viteve të fundit popullsia e kësaj zone ka rënë me 100 mijë banorë, çka do të thotë që jo gjithmonë zbulimi i naftës sjellë zhvillim.

Ai tha se duhen ndërmarrë politikat e duhura pasi nëse nafta del dhe nuk dihet ku shkojnë paratë atëherë nuk ka asnjë fitim për buxhetin e shtetit dhe qytetarët.

“Temparosta dhe Valdagri që është në Basilicata një rajon qëndror në Italinë e Jugut, në vitin 2003 kur nisi të hyntë në prodhim kishte 640 mijë banirë, sot ka 540 mijë banorë, 100 mijë banorë. Morali i fabulës së parë është që jo domosdoshmërisht nafta edhe nëse të bën më të pasur, jo domosdoshmërisht të bën më të zhvilluar. Jo për shkak të ndotjes por për shkak të politikave që janë ndjekur në atë rajon.

Ta zëmë se të gjitha gjërat do të shkojnë mbarë. Jo domosdoshmërisht të kesh para do të thotë të kesh një ekonomi të shëndoshë dhe qytetarë që duan të jetojnë në këtë vend.

Ne kemi një histori me kompani të tjera të cilat po shfrytëzojnë naftën shqiptare.  Ne po shohim që çpimet dhe marrjet e naftës po përkthehen me zero fitim. Ne kemi kompani që dalin pa fitim dhe vazhdojnë të punojnë. Nëse ju nuk merrni rrogë vjen një moment që thoni boll për çfarë po punoj. Më rezulton se eksportet e naftës tejkalojnë mbi 300 milionë euro. Këto janë eksporte por nga ana tjetër kemi kosto. Problemin nuk e kemi sa thellë është nafta, çështja është që kjo gjë bëhet e disponueshme mos ndodh si puset që nafta del, po ku shkojnë lekët”, tha Spaho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026