Pano Soko: Sa naftë mund të nxirret nga Shpiragu, pse po heziton Shell

9 Shtator 2023 | 20:42

Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania, ishte zbulimi i rezervës së madhe të naftës në malin e Shpiragut.

I ftuar në panel ekonomisti Pano Soko tha se kompania Shell që po bën kërkimet është ende në fazë vlerësimi nëse ja vlen ndërtimi i puseve të naftës për shkak të kostove të larta. Sipas tij kapaciteti i Shpiragut është i njëjtë me Patos-Marinzën, me një sasi prej 1.2 milionë tonë në vit.

Shkak sipas tij është thellësia tepër e madhe e vendburimit të naftës, prej 6 mijë metra e cila e bën të diskutueshme nëse Shell do të futet në prodhim apo jo.

“Do shpohen 15 puse në fazë vlerësimi. Ka 10 vjet në fazë vlerësimi. Do të duhej ta kishte mbaruar për 3 vjet sa e kishte në kontratë.

Nafta është si çdo biznes tjetër sa lekë shpenzon ta nxjerrësh dhe sa fiton nga shitja. Shelli është duke e matur mirë punën te Shpiragu.

Ne kemi të bëjmë me një vendburim që kapacitetin e ka sa Patos Marinza. Deri në 2016 ishte vlerësuar se do të kishte një kapacitet nxjerrës 1 milion dhe 1 milion e 200 mijë tonë në vit.

Petromanasi bëri zbulimin dhe më pas u fut në fazë vlerësimi. Shelli nuk e ka marrë vendimin, se mund të thoshte jo, nuk e dua se s’më leverdis dhe të tërhiqej siç u tërhoq OXY. Problemi që ka Shelli është që pusi është në 6 mijë metra. Problemi që ka Shelli është se puset e naftës shkojnë 50 milionë euro dhe më shumë. Ky është problem që ka shelli sot. Kostot janë të larta dhe këtë problem e kanë shtruar në çdo mbledhje me përfaqësuesit e ministrisë së Ekonomisë. As Shelli nuk e di se çfarë do bëjë dhe ndaj ne duhet ta lëmë të merret një vendim dhe mos të hedhim tymnaja”, tha Soko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026