Ari i Shpiragut, Shehu: E dinim, po të vazhdonim kërkimet naftën e gjenin shqiptarët

9 Shtator 2023 | 20:20

Inxhinieri i naftës Fatmir Shehu ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, në Euronews Albania ku foli në lidhje me zbulimin e rezervës së naftës në malin e Shpiragut.

Shehu tha n  fjalën e tij se zbulimi nuk ishte një surprizë për personat të cilët kanë punuar në industrinë e naftës në Shqipëri. Ai theksoi se dhe vetë personalisht me ekipin shqiptar kanë kryer kërkime në Shpirag, ku kanë marrë të dhëna shumë domethënëse shumë prag pusit të zbuluar nga kompania OXY.

Profesori theksoi se nëse kërkimet do të vijonin, naftën në Shpirag do ta zbulonin shqiparët.

“Ne naftëtarët i kuptojmë mirë ngjarjet që ndodhin me naftën. Gjatë gjithë jetës time në industrinë e naftës, plotë 40 vite, kemi pasur zbulime interesante.

Kemi zbuluar Cakranin, që është një vendburim kolosal. Ne kemi zbuluar dhe më në jug Delvinën dhe nuk janë marrë ende masat që të vlerësohet dhe të vendoset në dispozicionin e ekonomisë.

Zona e Shpiragut nuk është surprizë për ne. Kërkimet e naftës janë proces shumë i komplikuar që duhen bërë investime tepër të mëdha, 50 mln dollar kushton një pus nafte. Në këtë zonë e kemi studiuar nga ana gjeologjike, sizmike dhe kemi shpuar disa puse. Ne kemi shpuar një pus në anë të strukturës që ku zbuloi Oxy, na dha të dhëna mjaft optimiste.

Kam bindjen e plotë se nëse do të vazhdonin kërkimet nga ana e shqiptarëve, nga ana jonë, atë pusë që çpoi Oksi dhe zbuloi naftën do ta zbulonim ne, pasi ishte pozicioni më probabël”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026