Me moton “Kosova nuk harron”, përkujtohen sulmet terroriste të 11 shtatorit
Përkujtohet në Kosovë 22-vjetori i sulmeve terroriste ne SHBA.
Me moton “Kosova nuk harron”, shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar disa aktivitete në nderim të viktimave nga këto sulme.
Organizatoret thane se këto aktivitete janë mesazh falënderimi për Amerikën, ndërsa kërkuan mbështetjen e saj për Kosovën edhe në vazhdim.
Pjese e aktiviteteve ishte edhe amerikani Edward Anderson, Drejtori i Departamentit për Sigurinë dhe Sigurinë Publike në OSBE.
“Dua t’ju falënderoj për atë që keni bërë të gjithë këtu dhe për vëmendjen e mediave për këtë, të rinjtë, dhe përsëri ju falënderoj shumë, ju nuk e keni harruar kurrë premtimin tuaj, ndaj faleminderit”, tha Anderson.
Homazhe te pllaka përkujtimore që i kushtohet 11 shtatorit bëri edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Nderim për viktimat e 11 shtatorit te 2001 bëri edhe kryeministri Albin Kurti me disa anëtarë të kabinetit të tij. Pjesë e aktiviteteve ishin edhe zjarrfikësit e Kosovës dhe policë të FSK.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026