22 vite nga 11 shtatori, plagët e sulmeve terroriste ende të hapura

11 Shtator 2023 | 17:48

Rreth 3 mijë persona mbetën të vrarë pasi 4 avionë u morën peng nga atentatorët e Al Kaedës 11 shtatorin e 22 viteve më parë.

Dy nga avionët u përplasën me Kullat Binjake në Nju Jork, një tjetër u përplas me Pentagonin, ndërsa avioni i mbetur ra në një fushë të Pensilvanisë pasi pasagjerët u rebeluan ndaj terroristëve. Ishte i vetmi avion që nuk arriti në destinacion.

Procesi i identifikimit të mbetjeve të personave të vrarë në kullat e World Trade Center vazhdon edhe pse nga sulmi kanë kaluar mbi 2 dekada.

Me teknologjinë e avancuar për verifikimin e ADN-së, mbetjet e dy viktimave u identifikuan javën e kaluar.

Por krahas vdekjeve, sulmi ndaj Kullave Binjake ekspozoi disa qindra mijëra njerëz në Manhatanin e poshtëm ndaj ajrit toksik dhe disa qindra njerëz kanë vdekur që prej atëherë si pasojë e sëmundjeve që pasuan.

Avioni i parë, fluturimi 11 i “American Airlines” u përplas me kullën veriore të World Trade Center në 8 e 46 të mëngjesit, me orën lokale, duke vrarë të gjithë ata që ndodheshin në bord dhe njerëzit që ndodheshin brenda kullës.

Në 9 e 3 minuta, avioni i dytë, fluturimi 175 i United Airlines goditi kullën jugore. Shumë shpejt të dyja kullat u shembën në tokë, ajo jugore pak para orës 10 dhe ajo veriore gjysmë ore më vonë.

Paralelisht, në 9 e 37 minuta, fluturimi 77 i “American Airlines” goditi selinë e Pentagonit, në këndin jug-perëndimor të godinës, ku si pasojë 189 persona gjetën vdekjen. Prej tyre, 64 ndodheshin në avion dhe 125 që ndodheshin në ndërtesë.

Por nuk mbaroi me kaq. Në 10 e 3 minuta,fluturimi 93 i “United Airlines” u rrëzua në një fushë në lokalitetin Shenksvill të Pensilvanisë.

Avioni ishte marrë peng dhe ishte drejtuar për në Uashington DC, por falë kurajës së pasagjerëve nuk arriti kurrë në destinacion.

Çdo vit në Shtetet e Bashkuara mbahen ceremoni përkujtimore në nder të viktimave, por plagët e lëna 22 vjet më parë janë ende të hapura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026