Kujtesa artistike e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në filma

11 Shtator 2023 | 20:24

Sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, jo vetëm që ndryshuan rrjedhën e historisë por lanë gjithashtu një gjurmë të pashlyeshme patën në kulturën dhe artet në mbarë botën.

Ngjarjet u bënë temë e përsëritur në letërsi, film, muzikë dhe art.

Autorët në mbarë botën u përgjigjën me romane, ese dhe poezi të cilat reflektuan traumën dhe ndikimin emocional të sulmeve në shoqëri.

Vepra si “Falling Man” me autor Don DeLillo, “The Reluctant Fundamentalist” me autor Mohsin Hamid, “Extremely Loud and Icredibly Close” nga Jonathan Safran Foer, “The Looming Toëer” nga Lawrence Wright dhe shumë të tjera u thelluan në ndjenjat komplekse të individëve në botën pas 11 Shtatorit.

Regjisorët gjithashtu filluan të përfshijnë tema të terrorizmit, sigurisë dhe pasojave të dhunës në narrativat e tyre. Dokumentari “Fahrenheit 9/11” nga Michael Moore dhe filmi “United 93” nga Paul Greengrass dhanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet dhe pasojat e shtatorit të përgjakur.

Tragjedia gjithashtu nxitikompozitorët dhe këngëtarët të përcjellin mesazhe shprese me këngë si “The Rising” e Bruce Springsteen dhe “Walk On” nga U2.

11 Shtatori 2001 riformësoi kulturën, shoqërinë dhe botën në mënyra të shumta, me efekte që vazhdojnë të ndihen edhe sot dhe shërbejnë si një kujtesë e fuqisë artistike për të pasqyruar peizazhin e botës gjithnjë ne ndryshim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026