Rindërtimi në Marikaj, dorëzohen 120 apartamente të reja. Rama: Do t’i merrni falas
Procesi i rindërtimit u kurorëzua me sukses edhe për qindra familje të fshatit Marikaj, të cilat nga sot do të strehohen në shtëpi edhe më të bukura, më të forta e më të sigurta se ato që humbën nga tërmeti pak vite më parë.
Kryeministri Edi Rama ishte sot mes banorëve të zonës, ku u dorëzuan çelësat e 120 apartamenteve të reja në 6 pallate të rindërtuara nga themelet.
“Faleminderit për këtë mikpritje! Më vjen shumë mirë që u finalizua dhe ky projekt. Kemi pasur probleme siç mund ta dini me pronën, me histori pa fund të mbivendosjeve, por te rëndësishme është që kjo punë tani mbaroi dhe do të merrni shtëpitë më të mira se ato që kishit. Kjo është kryesorja. Do t’i merrni falas siç ju kemi premtuar, kështu që janë prona juaj. Mund ta mbani, mund ta jepni me qira, mund ta shisni. S’keni asnjë qindarkë, as kredi, as detyrim tjetër ndaj shtetit, kuptohet dritat do t’i paguani vetë. Nuk diskutohet.” – iu drejtua ai banorëve, teksa sugjeroi që zona e rindërtuar të pajiset sipas të gjitha standardeve të infrastrukturës me mjedise clodhëse dhe argëtuese për komunitetin.
“Duhen vendosur stola, mund të bëhen volume betoni, që vijnë si L dhe ato krijohen si xhepa që luajnë fëmijët, këtu mund të vihet kollaj një kosh basketbolli që të jenë të hapura. Porosisim që të bëjmë dhe një murale të bukur.” – sugjeroi Kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Rindërtimi shumë larg përfundimit”, Ibrahimaj i përgjigjet Tabakut me një foto
- A do të rriten çmimet e apartamenteve? Ja zonat më të lira në Tiranë
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia