“Rindërtimi shumë larg përfundimit”, Ibrahimaj i përgjigjet Tabakut me një foto

30 Mars 2023 | 11:40

Në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend po mbahet interpelanca ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj nga deputetja e PD Jorida Tabaku.

Tabaku solli në vëmendje procesin e rindërtimit nga tërmeti duke thënë se përfundimi i këtij procesi është gënjeshtër.

“Në buxhetin e shtetit ka një fond prej 5 miliardë lekësh të alokuar për një proces që dukshëm është shumë larg përfundimit,” – deklaroi Tabaku, ndërsa ngriti pyetje për shpenzimet e procesit.

Ibrahimaj u përgjigj me një foto nga foltorja në momentin që mori fjalën. Ajo tregoi Thumanën para dhe pas duke treguar në këtë mënyrë se rindërtimi po ecën me ritme të shpejta.

Sipas ministres nuk ka asnjë detyrim të prapambetur nga fondet e rindërtimit. Ajo theksoi se ka pasur transparencë të plotë për të gjitha shpenzimet.

“Tërmeti kishte shkaktuar një dëm total prej 1 miliard euro. Pati shumë njësi banimi të cilat u dëmtuan. Në kushtet e emergjencës qeveria shqiptare u angazhua përmes mekanizmit të fondit rezervë dhe akorduan për të dëmtuarit nga tërmeti. Si asnjë vend tjetër të botës në një kohë rekord të dëmtuarve nga tërmeti u akomoduan në hotele dhe jo në çadra.  Nuk ka detyrime të prapambetura nga fondi i rindërtimit. Te gjitha fondet e rindërtimit janë tenderuar si çdo projekt tjetër. Të gjitha janë subjekte të KLSH-së. Ju ftoj që kur hidhni këto supozime të vini me shifra e projekte konkrete. Jo me supozime të dëgjuara në ambiente e kafene,” – deklaroi Ibrahimaj.

Sot në rendin e ditës parashikohet gjithashtu që të votohet projektligji i “Për tatimin mbi të ardhurat” që lidhet me sistemin e tatimit të individëve dhe entiteteve ligjore në Shqipëri.

Në projektligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026