A janë sulmuar bankat nga hakerat? Ibrahimaj zbulon nëse janë vjedhur llogaritë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se përgjatë një muaji, ka pasur mbi 1 milion sulme kibernetike ndaj sistemeve në sektorin privat dhe atë publik.
Në një deklaratë për mediat, pyetur nga Euronews në lidhje me sulmin kibernetik ndaj një banke të nivelit të dytë, Ibrahimaj u shpreh se ka komunikuar me bankën, por edhe me guvernatorin Gent Sejko.
Sipas saj, nuk janë prekur llogaritë e individëve.
“Sektori bankar ka pasur njoftime, që sektori bankar ka qenë i sulmuar nga sulme kibernetike. Unë dua t’ju siguroj që ka në muaj, mbi 1 milion sulme të cilat janë sulme të përditshme, qoftë në sistemin privat, qoftë në sektorin publik. Pra, tashmë lufta kibernetike është një luftë e cila është e prekshme, e cila prek çdo sektor, publik dhe privat, infrastrukturë kritike dhe jo kritike. Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe në bazë të komunikimeve, por edhe komunikimeve që kemi pasur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve.
Sektori bankar është nga ato sektorë që ka marrë masa që herët, sa i përket sulmeve kibernetike dhe sigurisë kibernetike. Qeveria shqiptare, nga ana tjetër, është duke ndërmarrë një reformë në këtë drejtim dhe duke ndërtuar të gjithë infrastrukturën e cila do të monitorojë të gjithë sulmet që do të vijnë në të ardhmen, duke ndërtuar një rrjet shumë të mirë të mo nirotimit të të gjithë këtyre sulmeve që mund të atakojnë në të ardhmen. Është një dukuri e cila nuk ndodh vetëm në vendm, është një dukuri e cila ndodh në të gjitha vendet e botës, pasi është një lloj lufte e re e erës së re”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë