Pastrimi i parave| Tabaku: 6 në 10 kompani nuk kanë burime financimi për të ndërtuar

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti në Komisionin e Ligjeve shqetësimin mbi çështjen e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit në Tiranë.

Tabaku, duke cituar raportin e Global Initiative, tha se nga 141 kompani që kanë marrë leje ndërtimi, 59% e tyre nuk kishin burime financiare të mjaftueshme për realizim, duke ngritur dyshime mbi burimin e të ardhurave.

Tabaku theksoi se lufta ndaj pastrimit të parave është një nga kriteret bazë të hapjes së kapitujve në procesin e negociatave, ndaj apeloi që të rriten kontrollet ndaj kompanive që fitojnë leje ndërtimi.

- Advertisement -

Fjala e Tabakut:

Së pari, më lejoni të ngrej shqetësimin që PD ka ngritur në vite përsa i përket çështjes së pastrimit të parave dhe kjo lidhur me sektorin e ndërtimit por dhe me qytetin e Tiranës.

Një raport i Global Initiative ka analizuar se në Tiranë nga 141 kompani që kanë marrë leje ndërtimi, 59% e tyre nuk kishin burime financiare të mjaftueshme për realizim. Dhe kjo është ngritur si një shqetësim i vazhdueshëm në të gjithë raportet ndërkombëtare duke përfshirë Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave si rezultat i mungesës së filtrave, por njëkohësisht dhe mungesës së kontrrollit me burimet e financimit të kompanive të ndërtimit.

6 në 10 kompani në Tiranë nuk kanë burime financimi për të ndërtuar dhe aludohet që burimet e financimit vijnë nga burime si krimi i organizuar, por dhe korrupsioni, është një fakt shumë shqetësues që në Shqipërinë e 2023 neve nuk e kemi luksin që të kemi përderisa pastrimi i parave është vendosur dhe si një nga kriteret në procesin e negociatave.

Prokurori i Përgjithshëm  ka deklaruar në raportimin e tij të përvitshëm përballë Komisionit të Ligjeve ku ngriti duart praktikisht, se pastrimi i Parave po ndodh në ekonominë Shqiptare.

Sektori i ndërtimit, i lojërave të fatit dhe i turizmit janë 3 sektorët të cilët deklarohet që ky fenomen ndodh më shumë, por duke qënë se në sektorin e lojërave të fatit dhe në sektorin e turizmit është e vështirë për të ngritur mekanizma, ne kemi bërë një propozim konkret që lidhet me sektorin e ndërtimit.

Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që është dhënë nga Bashkia Tiranë për 9-mujorin e 2022 është 1.46 milionë metra katror. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur me 16.7% dhe rritet çdo vit. Ku do të shkoj Tirana? Kush janë burimet e financimit që po financojnë këtë sektor në Tiranë?

Nga një komunikim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë kemi ngritur një shqetësim në mënyrë shkresore se çfarë burimesh financimi po përdoren apo nëse përdoret sektori bankar? Guvernatori ka thënë që burimet e financimit janë alternative, që do të thotë që nuk përdoret sektori bankar; që sot kemi një rritje me pothuajse 17% të sipërfaqes së ndërtuar në Tiranë që vjen nga burime të paverifikuara dhe kjo ndodh çdo vit me baza vjetore.

Kjo po kthehet në një problem real. Nuk po diskutoj vetëm për kompanitë e vjetra dhe me standarte në ndërtim, por po kthehet në një problem real për të gjithë çiftet dhe familjet e reja. Me rritjen e kostove të sipërfaqeve të ndërtuara në Tiranë është pothuajse e pamundur që sot të blesh një shtëpi në Tiranë.

Ndërtimi është një nga tre sektorët që sjell të ardhura të mëdha në raport me PBB. Turizmi zë 17% të PBB-së ndërkohë që ndërtimi zë 11%. Fatkeqësisht sot nuk kemi një model ekonomik që të fokusohet të nxis prodhimin, por kemi ose tregtimin ose ndërtimin që janë modele të përkohshme dhe nuk do të sjellin të ardhura në periudhë afatgjatë.

Unë besoj që Parlamenti i Shqipërisë duhet të marrë këtë situatë në kontroll dhe duhet të shpreh vullnet nëpërmjet ngritjes së disa mekanizmave që unë besoj që janë të nevojshëm.

Së pari, në momentin që merret një leje ndërtimi, institucioni që jep këtë leje ndërtimi, ku i drejtohem bashkive më të mëdha ku Tirana zë bashkinë më të madhe, duhet të këtë mekanizma kontrrolli të burimeve financiare.

Në këtë moment duhet të paraqesë një raport financiar që tregon se ku do të gjenden burimet e financimit, ashtu siç është prezantuar në projektligj. Ky raport financiar duhet t’i ketë burimet e financimit të identifikuara dhe të verifikueshme, bazuar mbi llogaritë financiare që ka prezantuar kompania, përveç në institucioneve shtetërore.

Së dyti, në momentin e marrjes së lejes së përdorimit, që është momenti kur ke kontaktin për ta kthyer ndërtesën në një objekt që do të përdoret, duhet patjetër që kompania të raportojë se cilët kanë qënë burimet e financimit, gjithashtu nëpërmjet një raporti financiar.

Për momentin, i vetmi burim financimi i verifikueshëm që bëhet nëpërmjet bankës është 8%-shi, që është taksa e ndikimit në infrastrukturë, që është e vetmja që kompania ka për detyrë t’i raportojë qeverisë. Në këtë kushte, 92% e vlerës së ndërtimit është e paverifikueshme.

Ne e kemi ngritur këtë shqetësim duke pasur parasysh jo vetëm raportet ndërkombëtare, por dhe faktin që është e patolerueshme që 6 në 10 kompani të mos kenë burimet e financimit të identifikuara.

Kompanitë të cilat kanë 0 bilanc që marrin leje ndërtimi në Tiranë, të cilat kanë 0 aktivitet tregtar, por që kanë dhe 0 të ardhura për të justifikuar ndërtimin.

E kemi prezantuar këtë ligj si pjesë e një pakete Anti Korrupsion që në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar dhe mendojmë që janë disa masa minimale të cilat janë të nevojshme për t’u ndërmarrë në këtë sektor.

 

LEXONI GJITHASHTU

 













LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Akuzoi Ramën se po punonte kundër Kosovës për para, Haradinaj ndryshon qëndrim

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama gjithmonë në përputhje me partnerët tanë,...

Shkodrania e martuar me një serb: Le të pajtohen Kurti e Vuçiçi

Lulja nga Shkodra ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se e shqetëson marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë mbi të gjitha për rininë...

Haradinaj trondit me rrëfimin: Më vranë 2 vëllezërit në luftë, tjetrin e plagosën

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ka humbur 2 vëllezër gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, ndërsa...





TË FUNDIT

Akuzoi Ramën se po punonte kundër Kosovës për para, Haradinaj ndryshon qëndrim

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama gjithmonë në përputhje me partnerët tanë,...

Shkodrania e martuar me një serb: Le të pajtohen Kurti e Vuçiçi

Lulja nga Shkodra ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se e shqetëson marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë mbi të gjitha për rininë...

Haradinaj trondit me rrëfimin: Më vranë 2 vëllezërit në luftë, tjetrin e plagosën

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ka humbur 2 vëllezër gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, ndërsa...

Dhëndri serb i shqiptarëve: Nuk kam frikë nga Policia e Kosovës, jemi bërë miq

Euronews Albania ka shkuar në Banjskë, aty ku mundi të intervistojë një serb i cili është martuar me një shqiptare dhe prej 16 vitesh...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Kjo është tokë shqiptare!

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...













Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×