Hapte llogari në facebook me të dhënat e personave të tjerë, arrestohet 31-vjeçari
Një 31-vjeçar në fshatin Shijon të Elbasanit, është arrestuar nga policia pasi kishte hapur 8 llogari false në rrjete sociale, me të dhëna të shtetasve të tjerë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 31-vjeçari, gjatë periudhës tetor 2022-shtator 2023, në kundërshtim me ligjin, ka hapur llogaritë në rrjete sociale duke përdorur identitetet e shtatsve të tjerë.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. T., Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, 2 celularë nëpërmjet të cilëve ky shtetas menaxhonte llogaritë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, për një rast të veprës penale “Falsifikimi kompjuterik”, finalizuan operacionin policor të koduar ”Kredencialet”.
Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 31 vjeç, banues në fshatin Shijon, Elbasan”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta