Sherri me Rrajat, Prokuroria vendos kryerjen e riekspertimit mjekësor për Majat
Prokuroria e Tiranës ka vendor për kryerjen e riekspertimit mjekësor për anëtarët e fisit Maja që u dhunuan nga Rrajat më 6 korrik të këtij viti.
Burime bëjnë me dije se riekspertimi do të kryhet nga tre mjekë.
NJOFTIMI:
Në datën 08.07.2023 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr 5335, në ngarkim të personave nën hetim I.Rr., A.Rr., E.K., P.Rr., Xh. Rr, F. Rr, R. Rr, K. Rr. dhe E. M. për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88/1 e 25 të K.Penal. Personat nën hetim në fjalë, në mesditën e datës 06.07.2023, kanë sulmuar me mjete të forta shtetasit J.M. dhe B.M.
Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1620, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit J.M., u konstatua plagë në lëkurën e kokës si dhe shëmbje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.
Ndërsa nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor 1621, të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit B.M., u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.
Mbështetur në kriterin mjeksor, të parashikuar në ligj, dëmtimet shtetasve J.M. dhe B. M., e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal.
Personat nën hetim F.Rr. dhe Xh.Rr., të përfshirë në ngjarje, kanë pasur në duar edhe sende që dukeshin si armë të llojit pistoletë, të cilat i kanë përdorur si mjete për të kanosur viktimat B.M. dhe J.M., duke jua drejtuar atyre, por edhe për të goditur ata në pjesë të ndryshme të trupit. Prej tyre duket se janë konsumuar edhe elemenmtët e veprës penale të “Kanosja”, parashikuar nga neni 84 i K.Penal.
Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal në ngarkim të këtyre shtetasve.
NGJARJA
Në Korrik, anëtarët e fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën.
Mbi këta persona fillimisht ka rënduar akuza e “plagosjes së rëndë me dashje” në bashkëpunim.
Ndërkohë Jashar Maja, mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, tha se ai dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre.
Ai u shpreh se janë dhunuar moralisht dhe fizikisht dhe sot nuk kanë mbrojtje nga askush, as nga shteti.
“Unë nuk di se ku duhet të ankohem dhe ku ta kërkoj të drejtën time. Ai personi vdiq për një grusht atje në Vlorë. Unë dhe vëllai im mund të ishim të vdekur sot, kishte mundësi të ishim viktima. Unë nuk di se ku duhet të ankohem dhe ku ta kërkoj të drejtën time. Ai personi vdiq për një grusht atje në Vlorë. Unë dhe vëllai im mund të ishim të vdekur sot, kishte mundësi të ishim viktima”, – u shpreh Maja.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë