“Të pres në rrugë”- Karamuço: Si Rrajat kërcënuan live kryepolicin në Durrës

8 Korrik 2023 | 22:11

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me ngjarjen e Fushë-Krujës, ku pjesëtarë të fisit të ish-deputetit Rrahman Rraja, rrahën brutalisht dy pjesëtarë të fisit Maja.

Karamuço tha se ndërhyrja politike bën që policia të ulë kokën përballë krimit. Ai tha se vetëm pak kohë më parë vëllai i deputetit Rrahman Rraja kërcënoi publikisht ish-drejtorin e policisë së Durrësit Neritan Nallbati, pasi ky i fundit i arrestoi të birin.

“Këta personazhe e kam parë në televizor që njëri prej tyre ka kërcënuar atë që sot është zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Neritan Nallbati, që mbulon policinë kriminale.

Drejtpërdrejt e ka kërcënuar, i tha të pres në rrugë, e ke personale me mua. Kjo ka kaluar në heshtje dhe nuk është bërë asnjë veprim. Neritan Nallbati në atë kohë ka qenë drejtor i qarkut të Durrësit, u bë një arrestim dhe doli xhaxhai dhe i tha drejtorit që e ke personale me mua.

U kërcënua drejtori i policisë së qarkut dhe nuk u bë asnjë veprim. Ne vetë i demotivojmë këta të policisë, ngrija lart kokën policisë dhe vendosi autoritetin që ka dhe pastaj gjykoje punën.

Nëse ai të kërcënon drejtorin “hajde në rrugë të flasim bashkë”, dhe t’i nuk merr asnjë masë, si do motivohet oficeri i policisë”, tha Karamuço.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026