Pse nuk preken Rrajat? Ish-oficeri: Xhelai më drejtoi armën në zyrë, i mbron shteti
Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu, personi i cili rrëfeu kërcënimet e familjes Rraja për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit Rrahman Rraja dhe Xhensila Malokut, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi ngjarjet e fundit të Fushë-Krujës.
Nuhu tha se fisi Rraja është një bandë kriminale e cila ka mbështetje të madhe politike.
Ai theksoi se është i bindur që edhe rrahjen e pjesëtarëve të fisit Maja, shefi i komisariatit të Fushë-Krujës e ka referuar deri te ministri, por më pas është urdhëruar ta mbyllë dosjen.
Tashmë në azil për shkak të përplasjeve, ish-oficeri i policisë tha se kur ishte në detyrë, ai është kërcënuar me pistoletë në zyrën e tij nga Xhelal Rraja, i cili ikërkoi të mos i arrestonte nipin.
“Në këtë rast nuk mund ta quaj që policia është e inkriminuar. Unë mendoj se mbrapa fshihet një forcë më madhore. Policia është e shantazhuar nga politika për të mos bërë veprime. Jam i sigurt që shefi i komisariatit e ka përcjellë informacionin tek eprorët e tij, deri te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, deri te Ministri i Brendshëm dhe detyra që ka marrë është që këta të mos preken. Ka referuar dhe kanë dhënë informacion paraprak si një ngjarje shumë të lehtë. Pavarësisht se mbarapa fshihen persona që nuk janë hera e parë që bëjnë ngjarje të tilla. Kjo provon dhe forcën që ky grup ka pasur dhe në vitin 2018, kur ai person që ju shihni mbrapa, Xhelal Rama më ka nxjerrë pistoletën dhe më ka kërcënuar në zyrën time. Më ka drejtuar pistoletën, kam qenë officer policie, më ka kërcënuar që të mos kryeja veprime proceduriale për arrestimin e nipit të tij. Aq të fuqishëm janë me mbështetje politike. Janë një bandë kriminale, i ka dhën fuqi pushteti dhe bëjnë çdo gjë që i ka dalur para”, tha Nuhu.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë