Ekskluzive| Flet pronari i gurores: Bilbili donte para, ka ardhur me automatik

8 Korrik 2023 | 20:36

Alfred Karaj, bashkëpronar me Përparim Rrajën në guroren në Borizanë të Krujës, zbuloi në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, përplasjen e tyre me pjesëtarët e fisit Maja.

Në versionin e tij Karaj, thotë se Bilibil Maja i bënte denoncimet që të përfitonte para prej tyre.

Ai tha se gurorja respekton distancat me fshatin dhe banorët nuk janë ankuar asnjëherë. Karaj shtoi se pas konfliktit të parë me fisin Maja, Bilbili u punësua në gurore, por duke parë intensitetin e punës donte të përfitonte më shumë para dhe ndaj kërcënonte punëtorët të ndalonin punën.

“Ky konflikt është i dy tre personave që kërkojnë të përfitojnë pa punuar, të vijnë të marrin ndonjë rrogë dhe të ikin. Unë me banorët e Borizanës shkoj shumë mirë, madje kam dhe punonjës. Ky është problem i një personi, i cili mbledh dy tre persona mbrapa dhe quhet Bilbil Maja dhe vjen dhe shantazhon puntorët. Më ka goditur punëtorët dy tre herë në kantier. Ka ardhur dhe me armë Bilbil Maja bashkë me Jashar Majën dhe me automatik ka marrë dy punëtorë në makinë dhe i ka kërcënuar.

Nuk i kam denoncuar se nuk doja të bëja konflikt më të madh. Nuk doja ta agravoja situatën se fshati është miqësor. Shtëpia e Bilbil Majës është 800 metra nga këtu. Bilbil Maja ka ardhur të marrë ndonjë copë. Arritëm bëmë një marrëveshje kur bëm konfliktin e parë. Më tha më fut në punë të lag rrugën, i thashë hajde fillo puno dhe caktoje vetë rrogën. Pa shumë kamiona dhe pa shumë punë dhe diku iu rrit oreksi për ndonjë punë më shumë ose ndonjë lekë më shumë. E refuzoi më tha më ke bërë zhurmë. Çfarë zhurme të vijë ta matë ministria, unë respektoj distancat. Punonjësit e mi ndihen të kërcënuar, pasi vjen këtu dhe i ofendon dhe i kërcënon.

Nuk kam bërë denoncime jam munduar ta zgjidhë vetë me shoqëri dhe me miqësi. Nëse kjo gurore do t’i krijojë 1% problem fshatit e firmos para medias e heq unë guroren”, tha Karaj.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026