Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtaren

13 Shtator 2023 | 14:29

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën “Konferenca e Pezës”, në Tiranë. Bëhet me dije se një 39-vjeçar, teksa drejtonte mjetin e tij në këtë aks të kryeqytetit, ka aksidentuar një grua të moshës 61-vjeçe.

Gruaja ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Për fat të keq 61-vjeçarja nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ploa të rrethanave të aksidentit.

“A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. N., 61 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026