Mësim në oborr, konflikti për pronësinë privat-bashki lë nxënësit pa shkollë

13 Shtator 2023 | 17:10

Prej 3 ditësh, nxënësit e shkollës në fshatin Mali Kolaj po zhvillojnë mësim në oborrin e shkollës për shkak se mes pronarit të godinës dhe bashkisë së Shkodrës, ende nuk është gjetur një marrëveshje.

Zyra e Arsimit, iu ka ofruar si zgjidhje shkollën në qendër të Velipojës, por për prindërit distanca është shumë e largët.

Furgoni nuk vjen në qendër të fshatit për të marrë fëmijët dhe këta të fundit e kanë të pamundur të ecin 5 km në këmbë për të shkuar deri tek stacioni. Në këto kushte, në ndihmë u ka ardhur mësuesja e cila po u jep mësim në oborrin e shkollës së mbyllur.

Edhe vetë nxënësit duan rihapjen e shkollës së fshatit.

Në fshatin Mali Kolaj, vetëm 20 km larg Shkodrës, janë 16 nxënës të cilët me mbylljen e shkollës fillore, mësimin po e zhvillojnë në ambient të hapur, por edhe për sa kohë, kjo varet nga kushtet e motit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026