Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, përplasen tre mjete, humb jetën 46-vjeçari

24 Janar 2021 | 08:00

46-vjeçari me iniciale A.S ka humbur jetën gjatë një aksident automobilistik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç.

Policia bën me dije se  shoferi me iniciale D. S, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues 46-vjeçarin e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M.

Për këtë aksident Policia ka arrestuar shoferin me iniciale D.S si dhe drejtuesin e mjetit me iniciale B.M.

Ky i fundit ra në prangat e policisë pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026