Putini e pranon ftesën e Kimit për vizitë në Korenë e Veriut

14 Shtator 2023 | 12:00

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka pranuar ftesën për ta vizituar Korenë e Veriut, ka njoftuar media shtetërore në Phenian.

Ky njoftim ka ardhur teksa lideri verikorean, Kim Jong Un e ka përmbyllur vizitën e tij të rrallë në Rusi.

Kimi i izoluar, i cili nuk është larguar nga vendi i tij prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, e ka zhvilluar një takim “historik” me Putinin të mërkurën, ka thënë agjencia shtetërore verikoreane.

Në mesin e rezultateve të samitit të liderëve kanë qenë premtimet e Rusisë për t’i ndihmuar Koresë së Veriut në avancimin e programit hapësinor, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Vetë Putin u ka thënë gazetarëve se ka parë “mundësi” për bashkëpunim ushtarak mes dy vendeve.

Aleatet historike, Rusia dhe Koreja e Veriut, përballen me sanksione globale – Moska për luftën e nisur në Ukrainë, ndërsa Pheniani për testimet bërthamore – dhe vizita e Kimit është kritikuar ashpër, pas dyshimeve për arritje të ndonjë marrëveshjeje për armët.

Udhëheqësi i partisë në pushtet në Korenë e Jugut e ka kritikuar atë që e ka quajtur “marrëveshje të djallit” në mes të Moskës dhe Phenianiat, derisa Japonia ka paralajmëruar të enjten kundër shkeljes së ndalesave të Kombeve të Bashkuara për marrëveshje me armët.

“Ne jemi duke i vështruar me shqetësime bisedimet, përfshirë mundësinë e shkeljeve të reja të ndalesave të OKB-së”, ka thënë ministrja e re e Jashtme në Japoni, Yoko Kamikawa.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026