“Je kthyer në një snajper me qira”, Spiropali debat me Berishën në Kuvend

14 Shtator 2023 | 11:44

Seanca plenare e Kuvendit ditën e sotme është shoqëruar me debate.

Ka qenë Sali Berisha i cili i është drejtuar Ministres Elisa Spiropali duke i cituar dhe Frojdin.

E menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e Spiropalit, e cila i është drejtuar liderit demokrat  duke i thënë se ai nuk duhet të ishte në Kuvend por i mbyllur në shtëpi me turp.

Më tej ajo i është drejtuar duke i thënë se Berisha është i zhveshur nga çdo moral dhe plot vese e dështim.

Pjesë nga debati

Sali Berisha: Do i them dy fjalë kësaj Elisës. Ke përdorur një term jo shumë të fisshëm.  Po unë nuk do merrem më këtë, ti kërkon të biesh në vulgaritet, por unë nuk bie. Unë jam mjek dhe Zigmund Frojd ka gjetur se zhvillimi i njerëzve kalon në pesë faza. Faza e tretë është stadi falik. Shumica e kalojnë si një stad të pranuar. Disa mbeten aty dhe disa kanë kompleksin e Edipit. Ky kompleksi i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave. Problemi është se Frojdi e quan këtë, zilia falike te vajzat.

Elisa Spiropali: Doktor kush të mori me qira sot. Nga pronar absolut i veseve të pushtetit dhe politikës për të mbajtur pushtet, tani je kthyer në një person që të marrin me qira nga njëri te tjetri dhe të hedhin ndonjë koc këtej dhe andej gardhit në mënyrë të përzgjedhur për t’u marrë me njërin ose tjetrin, Doktor unë ta kuptoj dhe moshën dhe hallin dhe është krejtësisht e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte i mbyllur me turp sot, del në foltoren e Kuvendit dhe formon jo Frojdin por problemet e tij të rënda se sigurisht je i pamundur. Të tjera biseda nuk mund të bësh.

Ti paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe vendos gjoba këtej dhe andej. Më vjen keq për katandisjen tënd doktor.  Nga kryeministër snajperist në kat të dytë, je kthyer në një snajper me qira. Ata që të përdorin në oborrin tënd do të lënë ashtu siç je i zhveshur nga çdo moral dhe plot vese e plot dështim. Ke humbur Sali. Ti je dëshmia më e gjallë se si nuk duhet të jetë një burrë shteti, dhe tu japësh leksion të gjithëve se si është një monument i gjallë i turpit që mos ti afrohet kush.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026