Bardhi: Begaj shkeli Kushtetutën, Mete u dekretua Ministër, pa u shkarkuar nga AMF

14 Shtator 2023 | 11:13

Gazment Bardhi ka deklaruar në nisje të seancës së sotme plenare se Presidenti Bajram Begaj ka shkelur Kushtetutën.

Në fjalën e tij ai theksoi se presidenti ka sjellë në Kuvend dekretin për miratimin si Ministër i Financave të Ervin Mete, ende pa e shkarkuar nga posti si drejtor i  Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

“Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik.

Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, tha Gazment Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit

Brazili ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Japoninë me një përmbysje dramatike 2-1, falë golit të Gabriel Martinellit...
21:02 | 29/06/2026

Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, pas tërmeteve me magnitudë 7.2...
20:01 | 29/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026