“Rumania nuk e njeh Kosovën, ndaj provokoi në stadium”-analisti Qafoku
Analisti, Roland Qafoku, në një intervistë për “ Good Morning Albanians” në Euronews Albania tha se Rumania nuk e njeh Kosovën për shkak se e barazon me problemin e pakicave që ka në Rumani.
Në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë që u mbajt të martën për kualifikimin në Euro 2024, tifozët rumun hapën një banderolë ku provokoi skuadrën e Kosovës.
Qafoku tha se ky provokim, vjen si pasojë se Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se kjo gjë nuk do të thotë se përfaqëson mendimin e të gjithë shoqërisë rumune.
“Në qoftë se Rumania do ta kishte njohur Kosovën, nuk do të kishte një situatë të tillë në një ndeshje futbolli. Mosnjohja e Rumanisë që është 1 nga 5 shtetet e BE-së është më absurdja, për vetë rrethanat që ka historia e shteteve Rumani- Shqipëri. Unë nuk besoj që populli rumun, shoqëria rumune është e ngarkuar negativisht ndaj shqiptarëve, nuk ekziston kjo, ata 100 apo 200 tifozë aty është komplet një rast i shkëputur. Habia më e madhe është që përse shteti rumun nuk e njeh Kosovën?! Arsyeja është që e barazon me të njëjtat probleme që ka me pakicat kombëtare në Rumani, gjë që nuk ka lidhje fare, mjafton të lexosh 3-4 libra në jetë dhe kupton që s’ka lidhje Kosova me problemet e Rumanisë”- tha Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokati: Fëmijët në vendin tonë nuk regjistrohen në klasa ku ka romë
- OKB: Rivalët e Libisë po i koordinojnë përpjekjet për shpëtim, pas përmbytjeve
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:18 Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë
- 21:15 Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit