Avokati: Fëmijët në vendin tonë nuk regjistrohen në klasa ku ka romë
Rreth 3.800 nxënës të komunitetit rom do të studiojnë këtë vit në sistemin parauniversitar. Po ashtu rreth 10 mijë janë pjesë e pakicës egjiptiane. Vetëm në qytetin e Elbasanit janë rreth 250 romë që do të vijojnë mësimin në bankat e shkollës.
Avokati Gentjan Serjani në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se në vendin tonë nuk ka një politikë të mirë për të mbajtur fëmijët e komunitetit romë në shkolla.
Ai theksoi se fëmijët në vendin tonë nuk regjistrohen në të njëjtën shkollë ku ka romë, ndërsa shtoi se këto të fundit braktisin shkollën për shkak të deskriminimit.
“Nuk kemi një politikë të mirë për të mbajtur fëmijët në shkollë. Ne sot kemi një politikë për të mbajtur në shkolla nxënësit e komunitetit egjiptian të cilët për arsye ekonomike, deskriminuese braktisin shkollën. Kemi klasa të para në vendin tonë, si në Elbasan, Fier, Berat që janë me nxënës të komunitetit romë. Fëmijët e tjerë që mund të jetojnë në një zonë me ata të komunitetit romë nuk shkojnë të regjistrohet atje ku janë këta të fundit. Në Shkodër kemi shkolla që janë të segreguara”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet