Rriten rastet me COVID, mjekët: Rreth 40% e testeve ditore dalin pozitive

14 Shtator 2023 | 19:22

Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të infektuara me coronavirus.

Në qendrën shëndetësore numër 6 në Kombinat, çdo ditë ka pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe realizimin e testit të shpejtë. Në një intervistë për Euronews Albania drejtori i kësaj qendre, Besar Hysi shprehet se rreth 40% e testeve dalin pozitivë.

“Kemi vënë re një shtim të rasteve me COVID, një nga arsyet ka qenë shtimi i turistëve. Kemi që javën e parë të shtatorit, ne kemi rritje të kryerjes së testeve. 20-25 në ditë dhe nga këto 7-10 dalin pozitivë. Numri mund të jetë pak më i madh se jo të gjithë bëjnë testin”, thotë Hysi.

Mjekët thonë se deri më tani simptomat zgjasin mesatarisht 5 ditë, janë të lehta dhe asnjë pacientë nuk është çuar për shtrim në spital.

“Shenjat të lehta, kollë, temperaturë subfebrile… Nuk kemi pas raste të rënda që t’i çojmë në spital, duke qenë se shenja nuk janë të rënda”, shprehet mjeku.

Sa i takon të prekurve, shumica janë të rritur mbi 40 vjeç, por ka edhe raste të fëmijëve të vegjël. Mjekët janë të mendimit se me uljen e temperaturave numri i të infektuarve do të vijë në rritje. Aktualisht në qarkullim janë nënvariantet e omicron, ndërsa në qarkullim ka edhe viruse të tjera sezonale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026