Filmi frëngjisht i Woody Allen, 87-vjeçari i pavendosur për mbylljen e karrierës

14 Shtator 2023 | 19:29

Si person që e njeh mirë Evropën, Woody Allen zgjodhi Parisin për të ambjentuar filmin e tij të ri “Coup de Chance”, që do të shfaqet në vjeshtë në kinema. Filmi rrëfen historinë e një gruaje që nis të tregojë gënjeshtra e që më pas tradhton partnerin.

Risia kryesore për filmin e tij të 50-të është se ai është xhiruar tërësisht në frëngjisht. Regjisori i njohur ishte në Lion për promovimin e tij. Për të, Parisi dhe Nju Jorku janë dy qytete frymëzuese.

“Nju Jorku dhe Parisi janë shumë të ngjashëm. Janë dy qytete frymëzuese, të mbushura me kulturë, muzikë, teatro dhe kinema. Ndaj, atë që mund të xhirosh në Nju Jork mund ta xhirosh fare lehtë në Paris dhe të gjesh lokalitete shumë më të bukura”, tha Allen.

“Coup de Chance” është një kombinim i dramës dhe komedisë. Edhe pse 87 vjeç, Allen heziton të tërhiqet nga profesioni i tij.

“Tundohem që ky të jetë filmi i fundit. Është i 50-ti që bëj dhe është një numër i rrumbullakosur. Ndaj mund të jetë momenti i duhur për t’u ndalur. Por nga ana tjetër, nëse dikush vjen tek unë dhe më thotë se është gati të financojë filmin tim, atëherë është vështirë të thuash “jo”. Ndaj nuk e di. Gjithashtu nuk më pëlqen as mënyra se si kinemaja ka ecur. Nuk më pëlqen ideja që të punoj për një vit dhe që filmi më pas të shfaqet 2 javë në kinema dhe më pas në televizion ose streaming”, u shpreh regjisori.

Filmi “Coup de Chance” do të shfaqet në ekranin e madh këtë vjeshtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026