Rrëfimet prekëse të banorëve të pallatit: Duhen dy jetë për ta blerë prapë shtëpinë

15 Shtator 2023 | 13:24

Banorët e pallatit të djegur këtë të enjte në Tiranë, kanë rrëfyer për kamerën e Euronews situatën e banesave të tyre.

Gjatë një prononcimi nga ambientet e pallatit, banorët shpehen tepër të prekur pasi dëmet financiare që u janë shkaktuar janë tepër të larta.

Një prej banorëve tha se ka djalin që banon në pallat dhe apartamenti është blerë me kredi. I demoralizuar ai tha se duhen dhe dy jetë të tjera që të blesh sërish të njëjtën shtëpi.

“Kam punën këtu afër, sapo pashë tymin erdha me shpejtësi se thash është patjetër pallati ku banon djali im. Sapo erdha këtu, akoma nuk kishin ardhur zjarrfikëset. Zjarri dha shenja në katin e dytë dhe dogji me shpejtësi pjesën sipër. Nuk ka moment më prekës, shtëpia me kredi, me këto të ardhura duhen dy jetë punë që të blej sërishtë njëjtën shtëpi”, tha banori.

Ndërkohë një banor tjetër tha se flakët e zjarrit i kishin djegur një dhomë dhe 70% orendive janë të papërdorshme më. Ai theksoi se se fillimisht flakët e zjarrit u panë në katin e dytë dhe për shkak të veshjes së pallatit u përhapën me shpejtësi deri në katin e fundit.

“70% është dëmtuar, jetonim tre veta që jetojmë në atë banesë. Mesa kam parë flaka doli nga kati i dytë e pastaj shpërtheu dogji pjesën lart. Më është djegur dhoma me të gjitha orenditë. 70%  janë të pa rikuperueshme. Deri tani nuk na kanë thënë se ku të qëndrojmë, të shohim se çfarë do të na premtojnë. Në katin e fundit që u dogj plotësisht banonte një doktor por nuk ia mbaj mend emrin”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026