Kim në fabrikën e avionëve/ Vizita e tij tregon thellimin e raporteve me Moskën
Një vizitë e liderit koreano-verior në një fabrikë avionësh në lindje të Rusisë tregon thellimin e lidhjeve ushtarake mes dy vendeve.
Kim Jong Un mbërriti në Rusi të martën për një vizitë disaditore, gjatë të cilës Peniani pritet të pranojë furnizimin me armë të Moskës për pushtimin e Ukrainës. Tani palët kanë njoftuar një vizitë reciproke.
“Do të bëhen me shpejtësi përgatitjet për vizitën e ministrit të Jashtëm Lavrov në Penian, e cila pritet të zhvillohet në tetor. Gjithashtu, gjatë bisedimeve kokë më kokë, Kim Jong Un ftoi edhe presidentin Putin që të vizitojë Korenë e Veriut dhe Putin e mirëpriti ftesën”-tha Sinkron Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
Presidenti Putin i është drejtuar Kim për mbështetje ushtarake, teksa përpiqet të rifurnizojë trupat e saj në Ukrainë. Nga ana e saj, Korea e Veriut shpreson të sigurojë teknologji për programin bërthamor. Perëndimi ka kërcënuar me sanksione të mëtejshme nëse Peniani ndihmon Moskën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor