I gjenden kokainë dhe një pistoletë në banesë, arrestohet 18-vjeçari

15 Shtator 2023 | 13:51

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi u ndalua në flagrancë me një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe një armë pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në lagjen nr. 1 në Sarandë,pPolicia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.

Arma, fishekët dhe lënda narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar operacionin policor të koduar “One”, për kapjen e një shtetasi që mbante armë zjarri në banesë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026