Veteranët protestë para Eulex: Gjykata Speciale punon për llogari të Serbisë

15 Shtator 2023 | 19:16

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur një protestë simbolike para zyrave te EULEX-it për të kundërshtuar aksionet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX-it të cilët kanë bastisur disa lokacione në Kosovë.

Sipas organizatorëve të protestës, EULEX dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar po shqetësojnë familjet e bashkëluftëtarëve dhe dëshmoreve duke dërguar pa paralajmërim njerëz me maska.

Faton Klinaku tha se me vullnet do ti dorëzonin telefonat nëse këtë gjë do t’a kërkonte policia e Kosovës.

Ai theksoi se nuk e kupton idenë e konfiskimit të telefonave te tyre, pasi ai beson se përgjohen gjatë gjithë kohës.

Klinaku tha se edhe dhomat e specializuara edhe Eulex-i po punojnë për llogari të Serbisë dhe kundër Kosovës, gjë që po dëshmohet edhe ne sallën e gjykatës.

Si simbolike, meqë në të gjitha veprimet e Eulex-it dhe dhomave te specializuara janë konfiskuar disa telefona personal, protestuesit hodhën telefona në hyrje te zyrave të misionit evropian për sundimin e ligjit.

Me kaq u mbyll protesta, ndërsa telefonat u mblodhën nga punonjësit e Eulex-it. Protestuesit thanë se do të ketë edhe protesta të tjera në ditët në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026