Hebovija: Çmimet e apartamenteve do të rriten me 150-300 euro për m2 në Tiranë

16 Shtator 2023 | 21:02

Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me rritjen e çmimit të referencës për banesat.

Hebovija theksoi se rritja e kësaj takse do të bëjë që çmimet e apartamenteve në Tiranë të rriten me 150-300 euro për metër katror.

“150-300 euro do të rriten çmimet e banesave për metër katrorë. Nuk e kemi rritur ne e kanë rritur çmimet e refeencës. Do paguhet ajo shifër, do t’i paguhet bashkisë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. S’e s’ka logjik tregu që t’i ndërton, investon dhe më pas humbet”, tha Hebovija.

Hebovija nënvizoi se vendimi i qeverisë për të rritur çmimet e referencës për banesat ka ardhur pas kërkesës së lartë që ka për ndërtim.

Sipas tij bashkia dhe qeveria kërkojnë të marrin sa më shumë taksa duke para paratë që po hidhen në këtë industri, por në këtë formë ata dëmtojnë konsumatorët por dhe vetë ndërtuesit.

“Duke pasur parasysh kërkesat e larta për ndërtime qeveria dhe bashkia mendojnë se këtu ka para sepse është një ndërtesë që e ke atje, nuk ke ku e transferon, pasi nuk mund ta transferosh në një vend tjetër me taksa të ulëta, është në kryeqytet dheqeveria do t’i marrë maksimumin. Kjo nuk është një zgjidhje e drejtë kapitaliste, por është një marrëveshje për t’ia marrë frymën sa më shumë biznesit. Kur nuk mund të jetë ky biznes do gjejnë një biznes tjetër për t’ia marrë frymën.

Ajo që është më e dukshme për të marrë taksat është industria e ndërtimit pasi është aty dhe është e dukshme”, tha ai.

LEXONI GJITHAHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026