Origjina e Ferid Murad, Euronews Albania në gjurmët e nobelistit që promovoi kombin
Vdekja nuk mund të shuajë kurrsesi njerëz si nobelisti shqiptaro-amerikan Ferid Murad.
Kur kanë kaluar disa ditë nga largimi i tij nga kjo botë, veç kontributit shkencor në mjekësi që i dha çmimin Nobel në 1998, janë kujtimet e të afërmve dhe atyre që e njohën, të cilat flasin për Feridin, përtej profesionistit. Flasin për rrënjët e tij shqiptare, për dashurinë që kishte për trevat shqipfolëse dhe veçanërisht Llakavicën e Gostivarit, vendlindja e babait të tij.
Duke dashur të njohim Feridin, përtej nobelistit që tashmë e njeh e gjithë bota, Euronews Albania udhëtoi drejt Llakavicës, një fshat vetëm 8 kilometra nga Gostivari.
Aty gjetëm disa të afërm të tij, të cilët e nisin rrëfimin duke nga treguar vendin ku dikur ngrihej banesa që Xhabir Murad, babai i tij, kishte jetuar deri në moshën 18-vjeçare, kohë kur edhe emigroi në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.
“Shpeshherë tha, babai mua ma shpjegonte vendin se si kemi jetuar. Mendjen e kishte gjithmonë këtu. Prandaj kam ardhur në vizitë që ta shoh se ku ka jetuar babai im. Kjo ishte dëshira e tij. Dëshironte që njerëzit këtu të shkollohen, vendi të zhvillohet, këto dëshira i kishte kur erdhi të na vizitojë për herë të parë”, thotë Nasfi Ejupi, familjar i Ferid Muradit.
Ferid Murad lindi në Amerikë në vitin 1936, ndërsa Llakavicën e pa për herë të parë kur kishte mbushur 63 vjeç. Dy nipërit e tij, Fekri dhe Gafurr Xhabiri rrëfejnë takimin e parë me të dhe impresionin që i la njohja me tokën e të parëve.
“Kur erdhi në vizitën e parë ai u habit pasi nuk mendonte se fshati si fshat jemi shkolluar, kemi arritur një jetë mesatare, sepse sipas rrëfimit të babait të tij, ai ka menduar se ky fshat ka qenë i shkretë, i lënë pas dore, dhe se kjo popullatë merren me bujqësi. Por pas viteve ’70-‘80 fillon edhe emigrimi dhe shkollimi dhe pas emigrimit zhvillohet edhe fshati. Ai më së shumti e ka theksuar prejardhjen kombëtare sepse ia ka lënë amanet babai i vet”, tregon Fekri Xhabiri, nip i Ferid Muradit.
Ky njeri, që e bëri krenar vendin e lindjes së babait, Gostivarin e Maqedonisë së Veriut, por edhe mbarë shqiptarinë si nobelisti i dytë shqiptar në botë, nuk harroi asnjëherë rrënjët dhe u sigurua që për to të mësojë edhe familja e tij e ngushtë, që e sillte kohë pas kohe që ta njohë vendin e origjinës.
“Vizita e parë e nobelistit në përgjithësi në trojet shqiptare, në Maqedoni, Gostivar dhe Llakavicë. Këtu kemi disa fotografi ku duket Ferid Muradi, i cili duke parë këto male, i kujtohet babai i tij dhe përlotet. Fotografia e dytë ka të bëjë me bashkëfshatarët ku nobelisti shkon deri tek shtëpia e babait të vet, rrugës deri tek shtëpia. Dhe vizita e tretë ka të bëjë me vizitën e nobelistit tek shtëpia, vendit ku ka qenë shtëpia e babait të tij, me familjarët e afërt. Dukemi tashmë jemi familje më e zgjeruar. Këto janë fotot që kemi nga vizita e parë. Ndërsa në vizitën e dytë ai ka ardhur vetëm për familjarët e tij, enkas për familjarët e vet dhe vizitën e ka bërë te nipi i vet dhe vizita ka dy arsye. Të vizitojë familjarët e vet dhe i interesonte trungu familjar, kushërinjtë e parë, të dytë”, shprehet Xhabiri.
Gafurri, ka qenë dëshmitar i dashurisë së flaktë të Ferid Muratit për kombin, që e kishte reflektuar edhe tek bashkëshortja dhe fëmijët.
“Sipas fotografisë që shihni, i interesonte trungu familjar. Më të afërmit. Kushërinjtë e parë, të dytë. Të gjithë këto biseda janë bërë në shtëpinë e nipit të vet. Me vete e kishte dhëndrin dhe vajzën Merien. Dhëndri dhe vajza nuk kishin fëmijë dhe ata kishin ardhur të adoptonin një fëmijë nga Maqedonia. Adoptuan një vajzë Olivia e cila tani është 23-vjeçare, në Manastir…Unë mendoj se ndikim ka pasur nobelisti, ndërsa tek ai, babai i vet. Sipas informatave që kemi, vajza është fëmijë i refugjatëve të vitit 1999 që kanë ikur nga Kosova. Pra, kemi të bëjmë me vajzë që është nga një familje shqiptare”, tregon ai.
Duke lënë pas Llakavicën, e mbushur me kujtime të lëna nga Ferid Murad, shkojmë në Gostivar, në spital, ku gjejmë kirurgun Ferit Muharremi, një prej nipërve të të ndjerit, i cili ka punuar për disa vite me nobelistin dhe kanë bashkëpunuar duke marrë edhe studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut në Amerikë për studime shtesë në mjekësi.
“Ai gjithmonë për vendlindjen e tij ka qenë një ambasador, prezantues dhe gjithandej ka dhënë kontributin e vet. Me vetë prezencën e tij, prejardhja prej nga vjen, ka pasur disa vizita në Maqedoninë e Veriut, ka pasur takime me nivel akademik, shkencor, politikanë, dhe te shumica e takimeve kam qenë edhe unë prezent, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri…”, thotë Ferit Muharremi, nip i Ferid Muradit.
Ai na rrëfen se Murad kishte 4 fëmijë me bashkëshorten e tij amerikane, të cilëve ju trashëgoi dashurinë për vendin e tij.
“Pasardhësit e tij, ka shoqen, 4 vajza dhe një djalë. Vëllezërit e kanë vizituar Maqedoninë e Veriut, vajzat po ashtu, jo të gjitha, djali nuk ka qenë, shoqja ka qenë disa herë, kontaktet janë, megjithatë mungesa e tij është mungesë për të gjithë dhe këtë e them me keqardhje, por kjo është jeta…”, shprehet ai.
Nobelisti ka vizituar tre herë Maqedoninë e Veriut, dhe secila prej vizitave është dokumentuar me fotografi nga familjarët e tij, dhe me të dhëna për dekorimet dhe mirënjohjet që i ka marrë.
Ferid Muradi është shpallur qytetar nderi i Gostivarit, Tetovës. Anëtar nderi i Shoqatës së Mjekëve shqiptarë në Maqedoni. Profesor nderi dhe doktor shkencash i Universitetit shqiptar “Nënë Tereza”, dhe “Universitetit Shtetëror të Tetovës”.
Afro 12 vite më parë, ky spital i përgjithshëm i Gostivarit mori emrin e nobelistit Ferid Muradi. Pavarësisht se ai në mënyrë fizike nuk ishte prezent gjatë inaugurimit, disa vite më parë vendosi që të vijë dhe ta vizitojë këtë spital, dhe u prit me nderimet më të larta.
Një rrugë në komunën me shumicë shqiptare Çair në Shkup, po ashtu mban emrin e tij.
Ferid Murad, po aq sa Gostivarin donte dhe Shqipërinë, të cilën e vizitoi disa herë. Në vizitën e parë në 3 tetor të vitit 1999, ai u takua me presidentin e asaj kohe Rexhep Mejdani, i cili i akordoi titullin Nder i Kombit, ndërsa mori nga rektorati i Universitetit të Tiranës titullin Doktor Honoris Causa.
Ferid Murad u bë pjesë e auditoreve shqiptare me leksionet e tij, sa herë që ai vizitoi Tiranën.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës! Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës! Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë