OKB: Numri i viktimave nga përmbytjet në Derna arrin në mbi 11 mijë

17 Shtator 2023 | 17:03

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se vetëm në Derna të Libisë si pasojë e përmbytjeve numri i viktimave është rritur në rreth 11.300.

Por, këto shifra janë kundërshtuar nga zyrtarët, që kanë thënë se numri është shumë më i vogël.

Kjo agjenci e OKB-së tha se edhe 10.000 persona konsiderohen të zhdukur në Derna, ndërkaq 170 persona të tjerë kanë vdekur nga përmbytjet në pjesë të tjera në lindje të Libisë.

“Këto shifra pritet të rriten pasi ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa pushuar për të gjetur të mbijetuar”, tha Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare.

Kjo agjenci e OKB-së ia atribuojë këto shifra Gjysmëhënës së Kuqe libiane. Por, një zëdhënës i këtij grupi të ndihmës u shpreh i habitur nga shifra e paraqitur.

“Në çfarë burimesh thirren këto shifra”, tha Tawfiq al-Shukri për Dpa-në.

“Numri zyrtar [i viktimave] publikohet nga agjenci të autorizuara nga autoritetet libiane”, tha ai.

Nga Libia kanë dalë shifra të ndryshme sa i përket numrit të viktimave. Ky shtet është i ndarë, me një administratë që qeverisë në lindje dhe një në perëndim.

Më herët gjatë kësaj jave, kryetari i Dernas tha se në këtë qytet mund të kenë vdekur deri në 20.000 persona. Por, të shtunën qeveria në lindje të shtetit tha se numri zyrtar i viktimave është 3.252.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pothuajse 4.000 persona të vrarë nga vërshimet janë identifikuar.

Një stuhi e fuqishme goditi Libinë më 10 shtator. Stuhia e quajtur Daniel paraprakisht kishte goditur Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Dy diga u shkatërruan në malet mbi portin e Dernas, duke bërë që të vërshohej qyteti me rreth 100.000 banorë.

Si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore, disa organizata ndërkombëtare kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, për shkak të kontaminimit të sistemit të ujit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026