Në 7 bashkitë e Gjirokastrës, 177 anketues pjesë e “cens 2023”
Ditën e hënë 177 anketues në Qarkun e Gjirokastrës do të nisin procesin e “Cens 2023” duke trokitur në çdo familje për të kryer regjistrimin e popullsisë. Censusi i popullsisë do të zgjasë 6 javë dhe synon të sjellë një informacion të përditësuar për numrin e popullsisë, përbërjen demografike etj. Në të shtatë bashkitë e Qarkut Gjirokastër funksionojnë grupe pune të veçanta, të cilat do të mbikëqyrin dhe administrojnë ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë
“Momentalisht është ndarë komplet baza materiale e anketuesve që ka të bëjë me tabletat, me mjetin identifikues etj., të cilat janë ndihme për anketuesin. Të gjithë anketuesit janë trajnuar, janë trajnuar për të gjitha modulet e pyetësorit që kane të bëjnë me demografinë, me modulet sociale, të bujqësisë, të ekonomisë etj. Gjithashtu, është theksuar që duhet te jenë të kujdesshëm në pyetje sensitive që do t’i bëhen banorëve, të cilët të jenë të kujdesshëm në pyetjet që kanë te bëjnë me etninë, me fenë, me gjuhën. Ato janë deklarime të lira ashtu siç deklarojnë të gjithë banorët, ashtu do të deklarohet dhe te hidhet në pyetësor”, thotë Martha Zhapa, drejtore rajonale e INSTAT Gjirokastër.
Përgjatë zhvillimit të pyetësorit janë fakultative dhe në dëshirën e qytetarëve përgjigjet për etninë, gjuhën dhe përkatësinë fetare. Zhvillimi i “Cens 2023” është i rëndësishëm jo vetëm për informacionin statistikor por edhe për të dhënat ku mbështeten politikat zhvillimore të qarqeve të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet