Përmbytjet në Shkodër, varkat janë kthyer në mjet të domosdoshëm për banorët
Në fshatin Obot, varkat janë kthyer në një mjet zakonshëm dhe të domosdoshëm në këto ditë përmbytjesh. Administratori Arben Ceni shprehet se situata është tejet problematike pasi rezervat ushqimorë për gjënë e gjallë kanë përfunduar.
“Kemi 17 ditë që jemi nën pushtetin e ujit. Faktikisht kemi shumë probleme, sidomos me furnizimin për bazën ushqimore për bagëtitë, e cila është një problem shumë i madh. Kemi prezencë të ujit në disa vende, ku lartësia shkon nga 2-2.5 metra”, tha ai.
Shtabi i Emergjencave ka vendosur një kamion të ushtrisë në dispozicion të banorëve, i cili kryen rolin e urbanit.
Aktualisht në kaskadën mbi lumin Drin raportohen 1560 metër kub prurje ndërsa nga hidrocentrali i Vaut të Dejës nga turbinat dhe nga shkarkimet po lëshohen rreth 700 metër kub ujë.
Sipas drejtuesve te KESH situata po mbahet nën kontroll dhe për momentin nuk shfaq probleme pasi kuotat në të 3 hidrocentralet janë larg pikës kritike .
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta