Ndryshime në ligjin e bonusit të bebeve, fëmijëve të lindur jashtë u hiqet e drejta
Komisioni i ligjeve ka miratuar ndryshimet në projektligjin për asistencën sociale.
Me ndryshimet e miratuara në komision, fëmijët e emigrantëve shqiptar që jetojnë jashtë vendit nuk do të marrin më bonusin bebes të cilin e kanë përfituar deri më tani.
Deputeti i Partisë Demokraike, Asllan Dogjani u pozicionua kundër këtyre ndryshimeve, duke e cilësuar si një diskriminim që u bëhet shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit.
Zv. ministrja e shëndetësisë deklaroi gjatë punimeve të komisionit se prioritet kanë fëmijët që lindin dhe jetojnë në Shqipëri, me qëllim që të rritet lindshmëria në vend.
Deri më tani, bonusi është përfituar për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit.
Qeveria i mbështetur familjet nëpërmjet dhënies së çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta