Ulet numri i përfituesve të bonusit të bebes, 43% e tyre lindën jashtë Shqipërisë
Bonusi i beve, një nismë e qeverisë për të ndikuar në rritjen demografike, këtë vit ka pasur më pak përfitues. Kjo për shkak se shumica e fëmijëve kanë lindur jashtë vendit.
12,123 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebeve për periudhën janar-prill 2023, duke shënuar një rënie me 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pavarësisht rënies së numrit të përfituesve të bonusit të bebeve, pjesa dërrmuese e tyre shkon për të lindurit jashtë vendit. Për muajt janar-qershor sipas të dhënave të INSTAT numri i lindjeve ishte 10,283 në 2023. Ndërsa për të njëjtën periudhë të 2022 numri i lindjeve ishte 11,791 bebe.
Bazuar në mesataren mujore të lindshmërisë dhe të përfituesve të bonusit, rreth 43% e bebeve që përfituan shpërblimin kanë lindur jashtë.
Për shkak të numrit të lartë të bebeve përfituese jashtë Shqipërisë në muajin maj Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale hartoi projektligjin “Për një shtesë dhe një ndryshim në Ligjin Nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, ku pika 1 e nenit 9 të ligjit përjashton nga përfitimi i këtij bonusi personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri.
Projektligji i është dërguar Kuvendit për miratim. Nder te tjera ne relacion theksohet se përgjatë viteve 2019 – 2021, pra me miratimin e këtij programi, janë mbështetur 117 942 fëmijë të lindur brenda ose jashtë vendit.
Për vitin 2022 sipas relacionit janë mbështetur 42 761 fëmijë të porsalindur. Janë shpërndarë 24 504 çeqe për fëmijët e lindur brenda vendit dhe 18 257 çeqe për fëmijët e lindur jashtë vendit.
Bonusi i bebes po jepet prej 1 janarit 2019 që mbështet familjet nëpërmjet dhënies direkte të çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit, në formën e çekut që tërhiqet nga nëna.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë