Vidhte biçikleta dhe monopatina në Tiranë, 33-vjeçari arrestohet për herë të dytë
Një 33-vjeçar në Tiranë është arrestuar në kuadër të operacionit “September” pasi ka vjedhur 3 biçikleta dhe 2 monopatina.
Policia bën me dije se 33-vjeçari me inicialet B.D., banues në Tiranë, është dënuar edhe më herët për të njëjtën veprimtari kriminale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “September”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. (B). D., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
– Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;
– Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;
– Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;
– Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;
– Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë