Dhuli: Në 2019 Edi Rama ka pritur në zyrë Belerin, i ka kërkuar të kandidojë për PS
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe përfaqësuesi për Himarën, Skerdjan Dhuli tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk është vendimi i duhur shkarkimi i ministrises së Jashtme në një kohë kur kemi një problem madhor me Greqinë.
Sipas tij, një vendim i tillë nga kryeministri Rama ka ardhur pasi Olta Xhaçka është e përfshirë drejtpërdrejt në korrupsion pronash.
“Pse Edi Rama ka pritur në zyrë Fredi Belerin? Edi Rama e ka pritur në zyrë Fredi Belerin, jo vetëm, por me 5 dëshmitarë himariotë. Atë Fred Belerin që ju thoni se është me kaq shumë probleme, Edi Rama e ka pritur në zyrë, madje i ka kërkuar të kandidonte për Partinë Socialiste, por për shkak se Beleri është i djathtë dhe ka bërë gjithmonë politikë djathtas, Edi Rama ngeli te Jorgo Goro,” – u shpreh Dhuli.
Sipas tij, kjo ka ndodhur në vitin 2019, kur Beleri drejtonte protestat e banorëve të Himarës për çështjen e planit urbanistik të Himarës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë