Valë e re e Covid-19/ Alimehmeti: Duhen teste në farmaci, analizë e ujërave të zeza
Shqipëria po kalon një tjetër valë të covid-19. Në gjykimin e epidemiologut Ilir Alimehmeti, nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse valë të tilla me infektime që rriten dhe bien do të jenë të pranishme gjithmonë.
Bashkekzistenca e virusit pandemik me viruset e tjera stinore do të bëjë që gjithmonë të kemi raste dhe njerëz të sëmurë.
“Herë pas here do ketë valë të tilla, do jetë gjithnjë i pranishëm me valë gjithnjë e më të vogla”,-tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog
Ndërsa kërkon që të mos shqetësohemi , Alimehemeti thotë se kur kanë kaluar 3 vite nga pandemia, Shqipëria duhet të kishte futur testet e shpejta për Covid në farmaci.
“Në Shqipëri sot e kësaj dite këto nuk janë disponibile. Një person që testohet dhe zbulohet pozitiv i jepet mundësia të mbrojë komunitetin dhe të minimizojë problemet. Këto nuk bëhen për burokraci, por se kanë një vlerë shumë të madhe praktike”,- tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog
Një domosdoshmëri në gjykimin e epidemiologut, është monitorimi I situatës nëpërmjet monitorimit të ujërave të zeza, gjë e cila nuk bëhet për shkak të mungesës së laboratorëve.
“Ujërat e zeza të monitorohen dhe të japin i9nformacion për 10 mijë apo 40 mijë. të jep me një parashikim afro dy javor se si do jetë ecuria”,-tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog
Rastet me koronavirus janë rritur ndjeshëm në javët e fundit. Shumica e të infektuarve po trajtohen në banesa ndërsa nuk mungojnë shtrimet në spital. Sipas të dhënave zyrtare mesatarisht çdo ditë shtrohen 3 deri në 5 persona që bëjnë komplikacione si pasojë e infektimit me covid. Ekspertët e shëndetit publik apelojnë që të injektohet vaksina anti-covid në grupet e riskut ndërsa paraljmërojnë se me uljen e temperaturave numri I të infektuarve do të vijë në rritje.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026