Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagoset 30-vjeçari
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një 55-vjeçar ka plagosur me armë një 30-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Plumbi e ka zënë në dorë 30-vjeçarin i cili është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu autori ka kanosur dhe i ka dëmtuar automjetin një personi të identifikuar me inicialet D.Q. tjetër që ka tentuar të ndihmojë të lënduarin.
Falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gj. M., 55 vjeç.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., shtetasen E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXO GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush