Blindohet gjykata e Vlorës, sot masa e sigurisë për bandën me rrezikshmëri të lartë
Gjykata e shkallës së parë në Vlorë është blinduar nga forca policie.
Personat e arrestuar dy ditë më parë në kuadër të aksionit “Obelisku” kanë mbërritur mëngjesin e së mërkurës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjyqtarja e kësaj çështje është Emirjana Dimo. Pritet të vendoset nëse do të lihet në fuqi ose jo arresti me burg për 6 shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.
Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale me arrestimin në flagrancë të 2 të armatosurve dhe 4 bashkëpunëtorëve të tyre. Grupi me precedentë të mëparshëm kriminal u kap një lokal në lagjen “Lef Sallata”.
Armët e gjetura u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq