EMRAT| Pjesë e trafikut të drogërave të forta, arrestohen 31 shqiptarë në Itali
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike. 45 persona janë arrestuar në zonat Alba dhe Bra afër Torinos, 31 prej tyre shtetas shqiptar.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata merreshin me shpërndarjen e drogërave të forta.
Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim 16 persona ku dyshohet se fshihen në Shqipëri.
Mediat italiane raportojnë se hetuesit ranë në gjurmët e shpërndarësve të drogës përmes përgjimeve që iu bën klientëve të tyre.
Autoritetet italiane kanë ushtruar kontrolle në disa banesa ku janë sekuestruar 860 gram kokainë, 415 gram marihuana, 8.9 kg hashash, 12.930 euro para cash, 600 gram vaj hashashi, një pistoletë, 28 fishekë, materiale për paketimin e drogës.
Serxho Avdulla, Florjan Perlika, Mateo Ceka, Emanuel Lleshi, Renato Shkoza, Klaudio Topalli, Zef Gjoni, Irena Gjoni, Eliona Lokani, Mirela Lufi janë disa prej shtetasve shqiptar të arrestuar në shtetin fqinj.
Nddërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)