Mjeku: Nga droga “krokodil” të bie lëkura copa-copa, dalin njolla
Toksikologu Alban Haxhi foli në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania për drogën e quajtur “krokodil”.
Ai tha se nga kjo lloj droge, si pjesë e simptomave, lëkura bie copa-copa dhe dalin njolla.
“Krokodili është grupi i ekstazive, por është shumë më i fortë. Është sintetike. Me kalimin e viteve lëkura fillon të thahet dhe të jeshiloset. Krokodil quhet sepse lëkura bie copa-copa, mund të bëjë dhe njolla. Konsumohet si pilulë nga goja,” – u shpreh mjeku.
Haxhi tregoi se ka pacientë që nuk i konsumojnë drogat në versionin fillestar, por i transformojnë duke e bërë gjithçka shumë më të rrezikshme. Toksikologu mori këtu shembull rastin e kokainës, që në pjesën më të madhe të rasteve e gjen në formën e pluhurit dhe konsumohet nga hunda, ka pacientë që e tresin dhe e fusin intravenoze.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit