Prek 1 në 3 të rritur/ OBSH: Gjysma e njerëzve nuk dinë që vuajnë nga hipertensioni
1 në 3 të rritur në mbarë botën janë të prekur nga hipertensioni, i cili është shpesh shkak i goditjeve në tru, zemër, dëmtimit të veshkave apo dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore.
Në të parin raport global të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ekspertët ngrenë shqetësimin mbi ndikimin shkatërrues të presionit të lartë të gjakut, duke quajtur vrasës të heshtur.
Sipas raportit numri i njerëzve që jetojnë me hipertension është dyfishuar midis viteve 1990 dhe 2019, nga 650 milionë në 1.3 miliardë.
Edhe më alarmant është fakti se gati gjysma e njerëzve me hipertension në mbarë botën nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre. Më shumë se 3/4 e të rriturve me hipertension jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Ekspertët theksojnë se afërsisht 4 në çdo 5 persona me hipertension nuk trajtohen në mënyrë e duhur.
Ndër faktorët kryesor që çojnë në hipertension është mosha e vjetër dhe gjenetika, por ka dhe faktorë të tjerë të modifikueshëm ku përfshihet dieta me shumë kripë, mungesa e aktivitetit fizik, dhe konsumi i tepërt i alkoolit.
Zbulimi i hershëm, dhe trajtimi në formën e duhur sipas ekspertëve mund të çojë në parandalimin e 76 milionë vdekjeve, 120 milionë goditje në tru, 79 milionë sulme në zemër dhe 17 milionë raste të infarkteve nga tani deri në vitin 2050.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë