Sondazhi i MRB, Shella: Numri i të pakënaqurve shumë më i lartë, por opozita s’ka ofertë politike për shqiptarët

26 Janar 2021 | 15:32

Gazetari Gerti Shella komentoi në studion e Euronews Albania sondazhin e publikuar pak ditë më parë në Euronews Albania nga ku rezultonte se 49, 35 për qind e shqiptarëve të pyetur mendonin se gjërat në Shqipëri nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

Sipas tij, kjo shifër duhet të jetë shumë më e madhe, nisur nga fakti që prej 8 vjetësh vendi qeveriset nga e njëjta parti dhe nga dy palë zgjedhjet e fundit 2017-2019, ku 50 për qind e njerëzve refuzuan të bëheshin pjesë e votimeve.

Fakti që pas 8 vitesh, tha ai, nuk ka një shumicë të cilësuar të atyre që janë në opozitë dhe që do të donin të kapitalizonin këtë votë, do të thotë se opozita nuk ka sjellë ofertë politike në tregun politik.

Z. Shella u shpreh se largimi i shqiptarëve nga vendi dhe sidomos i një pjese që i përkasin shtresës së mesme është një tregues i qartë se edhe në krahasim me rajonin, gjendja në vendin tonë është dramatike.

“Shqiptarët kanë mbetur të uritur me atë që u është premtuar dhe asaj që është realizuar. Në krahasim me rajonin ne kemi tregues shumë dramatike, pasi shqiptarët po ikin, si ata që kanë probleme me urinë, në Shqipëri ka sot ende njerëz të uritur, por po ikën edhe një shtresë e mesme.

Trysnia e partive dhe mediokritetit e ka demotivuar këtë shtresë. Shtresa e pasur në Shqipëri nuk e projekton asimimin, pra edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre në Shqipëri, dhe këtu duhej një ofertë politike që ata të thonë diçka që na duhet të kemi”, u shpreh z. Shella duke shtuar se është dekurajuese që ende sot pas 8 vjetësh shqiptarët ende besojnë më shumë tek PS, sesa tek PD që nuk ka lënë gur pa lëvizur për të ardhur në pushtet.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026