Hakerat i marrin llogarinë në X djalit të Trump, thonë se ish-presidenti ka vdekur

20 Shtator 2023 | 20:42

Llogaria e platformës X djalit të Donald Trump ka rënë në duart e hakerave të cilët kanë dhënë lajmin e rremë se ish-presidenti Trump ka vdekur.

“Me keqardhje ju njoftoj, babai im Donald Trump ka ndërruar jetë. Unë do të kandidoj për president në 2024”, thuhej në një nga postimet e “djalit” të ish-presidentit i cili mban emrin e të atit.

Babai i tij postoi një mesazh të palidhur në llogarinë e tij të Truth Social ndërsa llogaria e djalit të tij pretendoi vdekjen e tij.

“Llogaria e Donit është hakuar,” postoi Andrew Surabian, një zëdhënës i zotit Trump Jr, në X, duke shtuar se postimi ishte “qartësisht jo i vërtetë”.

Trump Jr që atëherë ka postuar në X, dikur në Twitter, por nuk ka aluduar se llogaria e tij është komprometuar, përveçse ka “pëlqyer” një cicërimë që thoshte se ai ishte hakuar.

X është kontaktuar për koment. Një përgjigje automatike nga emaili për shtyp i kompanisë thotë: “I zënë tani, ju lutemi kontrolloni përsëri më vonë.”

Trump Jr ka vazhduar të përdorë platformën në pronësi të Elon Musk. Truth Social u themelua nga ish-presidenti pasi llogaria e tij X u pezullua në 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës. Ajo u rivendos më vonë nëntorin e kaluar. Musk mori kontrollin e Twitter në tetor 2022 në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh dhe e quajti atë X.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026