Paskal Milo: Rama duhet të kishte bërë debat të ashpër me Rusinë dhe jo “show”
Ish-ministri i Punëve të Jashtme ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin për të folur rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila u drejtua nga Shqipëria.
Ai tha se priste debate më të ashpra me argumente mes përfaqësuesit të Rusisë dhe kryeministrit Rama, pasi sipas tij, debati mes tyre i ngjate më tepër një “show”.
“Unë prisja një debat më të ashpër. Një debat të ashpër, jo vetëm nga retorika, por nga argumentet. Të mos ishte thjesht një “show” i radhës, një debat i vënë në axhendën e diskutimit të Këshillit të Sigurimit dhe duhej bërë edhe kjo, por për rezultatet që do të sillte ky debat dhe për jehonën që do të kishte jo thjesht në Shqipërinë tonë. Katundi ynë është i vogël në raport me botën dhe ne duhet të shikojmë se sa impakt pati ky debat në arenën ndërkombëtare. Sa e tërhoqi vëmendjen”,-tha Paskal Milo.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara