Gjuha rome në shkolla/ 250 nxënës në Elbasan do t’a kenë lëndë mësimore

21 Shtator 2023 | 16:39

“Nxënësit e komunitetit rom në Elbasan do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e tyre amtare në shkollë. Kjo gjuhë është futur në dy shkolla 9-vjeçare ku ka shumicë të komunitetit rom, në shkollën ‘Abdyl Paralloi’ dhe ‘Hamit Mullisi’.”

Përherë të parë rreth 250 nxënës të komunitetit rom do të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë gjuhën e tyre amtare. Mësuesi i gjuhës rome, Raxhi Rakipi thotë se nxënësit dhe familjet e tyre e kanë pritur shumë mirë këtë nismë. Mësimi dhe përçimi i gjuhës traditave dhe kulturës te brezat e rinj, është një gur themeli për integrimin dhe socializimin e këtij komuniteti që numëron rreth 4000 anëtarë vetëm në qytetin e Elbasanit.

“Prindërit e fëmijëve kanë qenë shumë entuziastë lidhur me risinë e gjuhës rome nëpër shkolla, sepse falë kësaj fëmijët e tyre do të kenë mundësi tashmë që gjuhën e tyre ta shkruajnë ta lexojnë dhe ta ruajnë me fanatizëm. 01:31 Mendoj që do të pritet shumë mirë sepse edhe komuniteti rom dhe shtetasit shqiptar kanë shkëmbime kulturash, besoj që edhe gjuha do të jetë një kulturë me vete që do të shpërndahet midis këtyre dy popullatave”- Raxhi Rakipi.

Mësuesi i kësaj gjuhe tregon se mungesa e të mësuarit rrezikon zhdukjen e saj ndër vite.

“Një gjuhë nëse nuk shkruhet dhe lexohet ka rrezik që të humbasë ose te zbehet nga përdorimi i përditshëm. Në këtë vit ne kemi risi që gjuha rome do te jepet në dy shkolla”-shtoi ai.

Mësimi i gjuhës rome në këto institucione arsimore do të nisë nga klasa e 3-të, pasi në dy vitet e para të shkollës, të gjithë nxënësit duhet të mësojnë gjuhën shqipe.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026